Artikull
Policia arrestoi mbi 40 persona në protestën e madhe dje mbrëma në Sofje
Enjte 11 Dhjetor 2025 09:59
Enjte, 11 Dhjetor 2025, 09:59
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Mbi 40 persona u arrestuan
gjatë protestës së mbrëmshme me mijëra persona nën sloganin "Dorëheqje!
Peevski dhe Borisovi jashtë pushtetit!" në Sofje, njoftoi Drejtoria e
Punëve të Brendshme e Sofjes. Pas mitingut, u arrestuan kryesisht grupe burrash
të veshur me të zeza.
Ndryshe nga protesta e
madhe e 1 dhjetorit, demonstrata kaloi pa teprime. Për një kohë të shkurtër, të
rinj me maska dhe kapuçë u përpoqën t'u vinin flakën kontejnerëve, por
tensioni u shua shpejt.
Midis të arrestuarve u
gjetën piroteknikë, sprej dhe maska. Disa prej tyre nuk kishin dokumente
personale.
Dy prej të ndaluarve në pikat e kontrollit rreth protestës në Trekëndëshin e Pushtetit mbanin shuma të mëdha parash. Në njërën prej tyre u gjetën 1500 euro, dhe në tjetrën – 10 000 leva (rreth 5000 euro), raportoi BGNES.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva