Martë 6 Janar 2026 15:12
Martë, 6 Janar 2026, 15:12
Atanas Zaprjanov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Perspektiva për Ushtrinë Bullgare në vitin 2026, duke pasur parasysh atë që u arrit gjatë vitit të kaluar, është shumë e mirë, por kriza politike dhe mungesa e buxhetit imponojnë ndalimin e modernizimit të ushtrisë. Këtë e bëri të ditur ministri i mbrojtjes në detyrë, Atanas Zaprjanov, i cili mori pjesë në ceremoninë tradicionale të bekimit të flamujveluftarakë të Ushtrisë Bullgare, e cila zhvillohet çdo vit më 6 janar, Ditën ePagëzimit të Zotit Jezu Krisht. Sipas tij, brenda një viti mungesa e personelit në ushtri u ul me 2%, nga 28% në 26%. Plani kombëtar në fushën e mbrojtjes ndodhet në Komisionin Evropian dhe pritet që projektet tona të miratohen, ndërsa në muajin shkurt Këshilli të propozojë një marrëveshje huaje në vlerë prej 3 miliardë e 260 milionë euro. Kriza politike dhe buxheti i zgjatur, në të cilin nuk mund të merren hua, do të thotë se do të duhet të kalojnë zgjedhjet, të formohet një qeveri e zgjedhur dhe një parlament që të miratojë huat, shtoi Zaprjanov.
Qëllimi për të cilin po punohet është që deri në vitin 2030 ushtria jonë të zërë një vend dinjitoz në balancën ushtarake të forcave në nivel rajonal.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova