FOLKLOR

Artikull

Dita e Gjyshes – rite popullore për nder të mamive

Enjte, 8 Janar 2026, 05:00

Dita e Gjyshes – rite popullore për nder të mamive

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Dita e Gjyshes është e shoqëruar me rite të rëndësishme dhe një gëzim dhe hare dhe është një nga traditat më të mira. Sipas stilit të ri, festa është më 8 janar. Në këtë mënyrë mbyllet cikli Dita e JordanitDita e Ivanit dhe Dita e Gjyshes – të gjitha këto ditë janë të lidhura me ujin dhe me të larët në formë riti. Sipas kalendarit të vjetër Dita e Jordanit ka qenë më 19, kurse Dita e Gjyshes më 21 janar. Kjo është një “festë grash” dhe është dita e vetme në të cilën gratë kanë mundur të bëjnë shaka mjaft të “kripura” me burrat.

Në qoftë se në ditët e përditshme ka qenë e pamenduar që një grua të thotë edhe sikurse një fjalë kundër vullnetit të burrit, në Ditën e Gjyshes kanë mbetur të padënuara të gjitha shakatë dhe bile dhe veprimet më të ashpra. Por kjo ka ndodhur në fund të festës, kur kanë përfunduar ritet për shëndet të fëmijëve të porsalindur, dhe të grave në një moshë të përshtatshme për lindje.

Etnografi i njohur bullgar Dimitër Marinov jep akoma hollësira të tjera për kuptimin e Ditës së Gjyshes: “Në këtë ditë populli feston për nder të sëmundjeve tek fëmijët, të quajtur babici ose sërdeshnica”. Le të sqarojmë, se në përfytyrimet popullore babici janë shpirtra të këqij – disa motra, të cilat sulmojnë vetëm fëmijët dhe shumë më rrallë të moshuarit. Kurse ritet në Ditën e Gjyshes i mbrojnë fëmijët dhe prej tyre.

Me larjen e fëmijëve, qerasje dhe vleçugane (larjen e gjyshes) – thënë shkurtimisht, kështu kalon festa. Riti i parë kryhet nga gjyshja - gruaja që ka ndihmuar për lindjen e foshnjës. Akoma që në ditën e mëparshme ajo ka përgatitur gjalpë, mjaltë një tufë me borzilok, lesh të bardhë dhe të kuq. Shumë herët në mëngjes gjyshja (mamia) ka vizituar çdo një shtëpi në të cilën ka ndihmuar për lindjen e fëmijës. I ka larë fëmijët e porsalindur, fëmijëve më të mëdhenj u ka larë sytë, kurse vajzat dhe nuset e reja i ka spërkatur me tufën e lules kundër syrit të keq dhe që të mund të lindin kollaj dhe lehtë. I ka lyer fëmijët me gjalpë dhe mjaltë, duke thënë urata për shëndet dhe jetë të gjatë. Kjo është një farë përsëritje е veprimeve, të cilat gjyshja i ka kryer gjatë lindjes së çdo një prej fëmijëve. Ka lyer dhe gratë në shtëpi, “që të jenë të ëmbla për burrat e tyre”.

Fill pas kësaj, nuset me fëmijë deri më 3 vjeç kanë shkuar në shtëpinë e gjyshes. Kjo pjesë nga tradita është ruajtur më gjatë, në vende të veçanta është ruajtur dhe deri më sot. Çdo një grua sjell sapun, peshqir, tufë me lule dhe para. I shtien ujë gjyshes, në mënyrë riti të mund të lajë duart dhe kjo ndodh zakonisht nën ndonjë pemë frutore.

FOTO: BGNES

Pas kësaj vendoset një tryezë e pasur, ku janë të ftuara vetëm gratë. Përfaqësuesit e vetëm të gjinisë mashkullore janë muzikantët, të cilët kanë për detyrë t’i argëtojnë gratë. Gjatë gostisë këndohen këngë gazmore, shpesh me përmbajtje të pahijshme. Plaka i tymos gratë nën fundet me një tjegull, që të lindin më shumë dhe fëmijë të shëndetshëm. Gjatë gjithë kohës ajo mban rreth qafës një varg specash të kuq djegës – simbol i fillimit pjellor mashkullor.

Më vonë fillon një festë e përbashkët, sepse në gëzim u bashkohen edhe burrat. Gratë bëjnë shaka me ta, u heqin kapelat, u zgjidhin brezat dhe u ulin pantallonat. Që të shpëtojnë, burrat i japin para gjyshes.

FOTO: BGNES

Festa përfundon me larjen në formë riti të gjyshes. Njëri nga meshkujt thotë: “Ajo ka larë të gjithë fëmijët tanë – tani le ta lajmë dhe atë”. Të tjerët përgjigjen: “Duhet”! Dhe tani gratë mundohen “ta blejnë” gjyshen nga meshkujt. Hareja dhe gëzimi tanimë janë transferuar në oborr, tingëllon muzikë, luhen valle. Gjyshja e zbukuron kokën me një tufë me lule dhe del.

Menjëherë pas kësaj tingëllon një valle dhe dy burra dhe dy gra fillojnë të luajnë, kurse të tjerët e marrin gjyshen në duar dhe e shpien në një karrocë të zbukuruar me qëndisje të ndryshme.

FOTO: BGNES

I gjithë fshati e shoqëron deri tek lumi i afërt ose çezma, ku zhvillohet larja. Nganjëherë thjesht e nxjerrin në fushë dhe e lagin me ujë. Pas kësaj e shoqërojnë deri në shtëpinë e saj dhe përsëri në duar e fusin brenda. Muzikantët luajnë gjatë gjithë kohës, burrat dhe gratë vallëzojnë dhe argëtojnë. Riti është kryer, kurse me ritualin vleçugane përfundon dhe Dita e Gjyshes.


Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva