Artikull
Bullgaria është në kontakt të vazhdueshëm me Greqinë për shkak të bllokadave
Enjte 8 Janar 2026 14:58
Enjte, 8 Janar 2026, 14:58
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Vendi ynë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke për shkak të bllokadës së pikave kufitare me vendin tonë jugor, shkaktuar nga greva e fermerëve, njoftoi drejtori i Policisë Kufitare, komisari i përgjithshëm Anton Zllatanov, sipas raportit të korrespondentit të Radio Bullgarisë Nikollaj Hristov. “Ne marrim informacionin që ata kanë në kohë reale, në mënyrë që të organizojmë lëvizjen në territorin tonë, por Greqia është një shtet sovran, edhe pse kufiri është në zonën Schengen. Kur rruga është e bllokuar, fizikisht nuk ka mundësi të kalosh”, deklaroi komisari i përgjithshëm.
Ministri i brendshëm Daniell Mitov dhe Anton Zllatanov inspektuan në pikën kufitare “Kallotina” funksionimin e sistemit të kontrollit të qytetarëve jashtë Bashkimit Evropian, i cili filloi të implementohej vitin e kaluar. Drejtori i Policisë Kufitare shpjegoi se në regjistrim do të nënshtrohen qytetarët jashtë BE-së, të cilëve do t’u merren gishtërinjtë dhe të dhëna të tjera biometrike gjatë hyrjes së parë në hapësirën Schengen. “Ende nuk kemi detyrim të regjistrojmë 100% të personave që kalojnë kufirin,” shtoi ai.
- Pritet normalizimi i trafikut në kufirin me Greqinë nëditët në vijim
- Bullgaria i dërgoi një notë Greqisë për shkak tëbllokadave në kufi
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova