SHOQËRI

Artikull

INSAIT me një përparim në trajnimin e makinave autonome për të reaguar

Hënë, 12 Janar 2026, 16:50

INSAIT me një përparim në trajnimin e makinave autonome për të reaguar

FOTO: uni-sofia.bg

Madhësia e shkronjave

INSAIT, pjesë e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski", prezantoi DiffSim Trinity (diffsimtrinity.insait.ai) - një seri prej tre punimesh shkencore që mund të ndryshojnë mënyrën se si makinat autonome mësojnë të kuptojnë botën dhe të marrin vendime. Një nga sfidat kryesore me të cilat përballen makinat autonome sot nuk është vetëm ekzekutimi i komandave, por edhe të kuptuarit e pasojave të veprimeve të tyre - si një kthesë ose përshpejtim i lehtë do ta ndryshojë situatën sekonda më vonë. Metoda e zhvilluar nga studiuesit e INSAIT lejon që makina jo vetëm të reagojë ndaj situatës, por edhe të parashikojë se çfarë do të ndodhë pas secilit prej veprimeve të saj, duke analizuar skenarë të ndryshëm të mundshëm dhe pasojat e tyre.

Autori kryesor i projektit është Asen Naçkov, një doktorant në INSAIT, i cili u kthye në Bullgari tre vjet më parë pasi përfundoi masterin në Imperial College London për të vazhduar punën e tij shkencore në Sofje. Zhvillimet u kryen në bashkëpunim me Universitetin e Cyrihut dhe ETH Zürich.

Mësoni më shumë për INSAIT në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva