Artikull
GERB pret që Radev të sqarojë çfarë ka parasysh me “kontratë të re shoqërore”
Martë 20 Janar 2026 16:19
Martë, 20 Janar 2026, 16:19
Denica Saçeva
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në komentin e parë pas dorëheqjes së presidentit Rumen Radev, nënkryetarja e grupit parlamentar të GERB-SDS, Denica Saçeva, deklaroi se koha e monologëve moralë ka përfunduar. “Presim të shohim se çfarë do të propozohet, sepse koha e monologëve moralë dhe e ceremonive ka marrë fund. Gëzohemi që në terren do të mund të shohim diçka më konkrete”, komentoi Saçeva.Sipas saj, nga deklarata e djeshme e Radevit, prioritetet e formacionit të ardhshëm politik kanë mbetur të paqarta. “Ndërsa në aviacion zakonisht i rëndësishëm është piloti, në politikë i rëndësishëm është ekipi. Prandaj, le të shohim se cili do të jetë ekipi, sepse ai do të jetë dëshmia më e qartë se cila do të jetë politika dhe çfarë nënkuptohet nën “kontratë të re shoqërore”. GERB nuk do të luftojë me z. Radev dhe me subjektin e tij politik. GERB do ta lërë z. Radev të përballet me realitetin”, tha Saçeva.
Kujtojmë se në deklaratën e tij të hënën, me të cilën presidenti Radev shpalli dorëheqjen, ai tha se rrethanat politike imponojnë nevojën për një “kontratë të re shoqërore”.
- Rumen Radev shpalli se largohet nga posti i presidentit dhe jep dorëheqjen
- Dorëheqja e Presidentit është fakt, Gjykata Kushtetuese është gati të vendosë
- Dorëheqja e Presidentit Rumen Radev përmbushi pritjet e shoqërisë
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova