LAJME

Artikull

PP: Radev të sqarojë – Bullgaria në Evropën e fortë apo “modelin e Orbanit”

Martë, 20 Janar 2026, 18:09

Asen Vasilev

Asen Vasilev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Rumen Radev duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve – e para është nëse ai dëshiron një Bullgari të fortë në një Evropë të fortë, apo një Bullgari sipas “modelit të Orbanit”, që të luajë rolin e Kalit të Trojës në BE. Këtë e deklaroi para mediave lideri i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP), Asen Vasilev, në një koment lidhur me dorëheqjen e paraqitur nga presidenti Rumen Radev dhe daljen e tij në arenën politike.

Sipas Vasilevit, gjëja më e mirë që ndodhi gjatë protestave në fund të vitit të kaluar ishte se qytetarët bullgarë e kuptuan se e ardhmja e shtetit është në duart e tyre dhe se nuk ka nevojë të presin një shpëtimtar. Nëse duan që diçka të ndodhë, duhet ta bëjnë vetë, theksoi ai. “Ne e shohim rrugën e Bullgarisë si një shtet të fortë evropian, që bashkëpunon me një BE të fortë”, iu përgjigj Vasilev pyetjes se në çfarë rrethanash sheh mundësi për bashkëpunim me Radevin.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova