LAJME

Artikull

Rreth dy të tretat e shoqërisë e miraton dorëheqjen e presidentit Rumen Radev

Mërkurë, 21 Janar 2026, 11:08

Rreth dy të tretat e shoqërisë e miraton dorëheqjen e presidentit Rumen Radev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

64% e të anketuarve e miratojnë vendimin e Rumen Radevit për të dhënë dorëheqjen si president, tregon një sondazh i Agjencisë “Gallup” për BNT. 23% nuk e miratojnë vendimin e Radevit, ndërsa 13% nuk mund të shprehen.

53% e të pyeturve presin që Radevi të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare me një parti të tijën. 31% mendojnë se ai do të hyjë në garë me një forcë tjetër politike, ndërsa 16% nuk mund të vlerësojnë.

Sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme të ardhshme dhe diskutimit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, 51% mendojnë se ndryshimet në rregullat zgjedhore duhet të bëhen pas zgjedhjeve, me një shumicë të re politike. 34% janë “pro” ndryshimeve para votimit. 46% nuk kanë besim se vota e tyre numërohet saktë në zgjedhje, ndërsa 38% janë të mendimit të kundërt.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova