LAJME

Artikull

Bullgaria nënshkroi Hartën e Këshillit për Paqe në Gaza

Enjte, 22 Janar 2026, 13:32

Bullgaria nënshkroi Hartën e Këshillit për Paqe në Gaza

FOTO: AP/BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria iu bashkua Këshillit për Paqe të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pavarësisht se vendet kryesore të BE-së e bojkotuan iniciativën. Trump i dërgoi një ftesë Bullgarisë përmes presidentit RumenRadev, i cili është në dorëheqje. Megjithatë, kryeministri në dorëheqje Rosen Zheljazkov mbërriti në Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe legjitimoi pjesëmarrjen e Bullgarisë në Këshillin për Paqe. Gjatë nënshkrimit të Hartës, kryeministri dhe presidenti i SHBA-së shkëmbyen dy shtrëngime të gjata duarsh. Trump madje e përplasi miqësisht Zheljazkov në shpinë dhe biseduan shkurtimisht.

Të mërkurën, para nisjes së Zheljazkovit për në Davos, qeveria vendosi që Bullgaria t’u bashkohet vendeve themeluese të Këshillit për Paqe. Megjithatë, vendi nuk do të paguajë një kontribut prej 1 miliard dollarësh. Fillimisht, Trump i kërkoi këto kontribute nga shtetet që dëshironin të merrnin pjesë, por më pas u bë e qartë se kjo nuk është një kërkesë e detyrueshme, raportojnë portalet informative 24chasa.bg dhe segabg.com. Kështu, Bullgaria bëhet vend bashkëthemelues i organizatës, e cila, siç u shpreh Trump, do të bashkëpunojë me shumë organizata, përfshirë edhe OKB-në. Sipas Kushtetutës së Bullgarisë, të gjitha marrëveshjet dhe detyrimet ndërkombëtare duhet të ratifikohen nga Kuvendi Popullor.

Në Bordin Ekzekutiv të Këshillit bëjnë pjesë Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, si dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair. Anëtar i bordit është edhe diplomati bullgar Nikollaj Mlladenov, i cili u emërua Përfaqësues i Lartë për Gazën.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova