Artikull
Nikollaj Mlladenov dhe Këshilli për Paqe do të kujdesen për palestinezët në Gaza
Premte 23 Janar 2026 11:28
Premte, 23 Janar 2026, 11:28
Nikollaj Mlladenov
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Diplomati bullgar dhe ish-i dërguari i OKB-së për Lindjen e Mesme, NikollajMlladenov, deklaroi se për të dhe për ekipin e tij është një nder i madh dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme të jenë pjesë e Këshillit për Paqe në Gaza, i formuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, transmeton BTA.“Për një kohë tepër të gjatë, banorët e Gazës, palestinezët dhe izraelitët jetojnë në konflikt, vdekje dhe shkatërrime. Tani po hapet një faqe e re dhe nëse kjo do të jetë e suksesshme, varet nga të gjithë ne”, tha Mlladenov, duke u bërë thirrje vëzhguesve skeptikë të lënë mënjanë “pikat e tyre të referimit dhe shqetësimet”.
“Mirë se erdhe në bord, Bullgari — së bashku do të punojmë për forcimin e paqes në botë.” Kjo thuhet në një mesazh përshëndetës të Ambasadës së SHBA-së në Sofje, të publikuar në Facebook pasi kryeministri Rosen Zheljazkov nënshkroi Hartën për anëtarësimin në “Këshillin për Paqe”.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova