LAJME

Artikull

Opozita kërkon vendim gjykate për anëtarësimin e Bullgarisë në Këshillin e Paqes

Premte, 23 Janar 2026, 15:06

Opozita kërkon vendim gjykate për anëtarësimin e Bullgarisë në Këshillin e Paqes

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

“Bullgaria Demokratike” (DB) insiston që përpara ratifikimit të dokumentit ndërkombëtar të nënshkruar nga qeveria për bashkimin e Bullgarisë në të ashtuquajturin Këshill për Paqen të Donald Trump, Gjykata Kushtetuese të shprehet për përputhshmërinë e tij me Kushtetutën. Këtë e deklaruan në parlament Nadezhda Jordanova dhe Bozhidar Bozhanov. Ata njoftuan se Këshilli i Ministrave planifikon që javën tjetër të dorëzojë dokumentin për ratifikim në parlament, por sipas tyre, një hap i tillë nuk duhet të bëhet pa një kontroll kushtetues paraprak.

“Deri dje Rosen Zhelyazkov ishte një kryeministër kukull, nga i cili nuk varej asgjë. Pas ditës së djeshme është një kryeministër kukull, që e vendosi Bullgarinë në periferinë e Evropës, e ktheu atë në një Kalë të Trojës dhe i ktheu shpinën partnerëve tanë evropianë, si Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe të tjerë”, theksoi Jordan Ivanov nga DB.

“Ky kryeministër në dorëheqje nuk ka mandat të përfaqësojë Bullgarinë në asnjë forum, ndërsa ky president në dorëheqje ka vepruar mirë që nuk ka shkuar”, komentoi gjithashtu lideri i MEÇ, Radostin Vasilev.

Lideri i “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, gjithashtu deklaroi se kabineti aktual në dorëheqje nuk ka të drejtë morale dhe ligjore të marrë vendime me pasoja afatgjata për vendin.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova