Artikull
Zëvendësi i avokatit të popullit është gati të bëhet kryeministër teknik
Enjte 29 Janar 2026 18:27
Enjte, 29 Janar 2026, 18:27
Velisllava Dellçeva u takua me Presidenten
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të enjten, më 29 janar, presidentja Ilijana Jotova zhvilloi edhe dy takime të tjera në kuadër të procedurës së konsultimeve për emërimin e një kryeministri të përkohshëm. Sipas Kushtetutës, janë 10 personat në poste shtetërore të cilët mund të marrin këtë post. Sot presidentja u takua me avokaten e popullit Velisllava Dellçeva, dhe me zëvendësen e avokatit të popullit Maria Filipova.
“Avokati i popullit si organ i pavarur që duhet të mbrojë të drejtat e qytetarëve kur shteti vepron ose vepron pasivisht në dëm të tyre, nuk ka vend në pushtetin ekzekutiv”, tha për gazetarët avokatja e popullit Velisllava Dellçeva pas takimit me presidenten.
Maria Filipova
FOTO: BGNES
“Presidentes i thashë se do ta pranoja, nëse ajo vendos, të jem kryeministre e përkohshme”, deklaroi zëvendësja e avokatit të popullit Maria Filipova pas takimit me presidenten. “Kam 15 vjet që jam punonjëse shtetërore dhe punoj përmes institucioneve të ndryshme shtetërore për mirëqenien e bullgarëve”, shtoi ajo, duke iu përgjigjur pyetjes pse është e përshtatshme për këtë post. Filipova theksoi se vetëm e ndihmon avokaten e popullit Dellçeva, duke iu përgjigjur kështu fjalëve të avokates së popullit se institucioni nuk ka vend në pushtetin ekzekutiv, raporton BGNES.
Të premten, më 30 janar, do të zhvillohen tri takimet e fundit të presidentes Ilijana Jotova në kuadër të procedurës – me kryetarin e Dhomës së Auditimit, Dimitër Gllavçev, dhe me nënkryetaret Margarita Nikollova dhe Sillvija Këdreva.
Në takimet e deritanishme me kryetaren e Kuvendit Popullor Raja Nazarjan, guvernatorin e Bankës Kombëtare të Bullgarisë Dimitër Radev dhe zëvendësguvernatorët Petër Çobanov, Radosllav Milenkov dhe Andrej Gjurov, si dhe me avokaten e popullit Velisllava Dellçeva dhe zëvendës avokaten e popullit Maria Filipova, gatishmëri për të marrë postin e kryeministrit të përkohshëm shprehën Andrej Gjurov dhe Maria Filipova.
Pas përfundimit të bisedimeve, presidentja Ilijana Jotova duhet të vendosë se kujt do t’ia besojë mandatin për formimin e një qeverie të përkohshme.
Redaktoi: Miglena Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova