Artikull
Kryeministri në detyrë nuk duhet të jetë i lidhur me asnjë parti
Mërkurë 4 Shkurt 2026 15:54
Mërkurë, 4 Shkurt 2026, 15:54
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryeministri në detyrë nuk duhet të jetë i lidhur me asnjë parti. Ky mendim u shpreh nga “Ka një popull të tillë” (ITN) në takimin e tretë dhe të fundit sot, 4 shkurt, me Presidenten Ilijana Jotova në kuadër të procedurës për emërimin e një kryeministri në detyrë. Sipas kryetarit të Gripit Parlamentar të ITN Toshko Jordanov, nga partia, nga pesë që shprehën gatishmërinë e tyre për të marrë postin e kryeministrit në detyrë, dy janë qartësisht të ngjyrosur politikisht – Andrej Gjurov dhe Dimitër Gllavçev. Gllavçev ishte kryetar i parlamentit nga GERB, dhe Gjurov - kryetar i grupit parlamentar të "Po e Vazhdojmë Ndryshimin". "Nga tre të tjerët, është përgjegjësia juaj se kë do të zgjidhni", komentoi Jordanov.
“Duhet të zgjedhim një kryeministër në detyrë i cili është në dijeni të gjithçkaje që po ndodh dhe çështjeve më urgjente që duhen zgjidhur. Detyra jonë më e rëndësishme është të sigurojmë zgjedhje të drejta dhe transparente", komentoi Jotova. Ajo theksoi se askush nga institucioni presidencial nuk u pyet për ndryshimet në Kushtetutë që lidhen me zgjedhjen e një kryeministri në detyrë dhe shprehu shpresën se një shumicë tjetër do t'i rishqyrtojë këto ndryshime.
- BSP kërkon që parlamenti të miratojë një buxhet të rregullt për vitin 2026
- Presidentja pret që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 19 prill, pas Pashkëve
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva