LAJME

Artikull

Vëzhguesit e OSBE‑së monitorojnë përgatitjet për zgjedhjet e radhës parlamentare

Enjte, 19 Shkurt 2026, 11:11

Vëzhguesit e OSBE‑së monitorojnë përgatitjet për zgjedhjet e radhës parlamentare

FOTO: Facebook/cikbg

Madhësia e shkronjave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) diskutoi me vëzhgues ndërkombëtarë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare. Në takimin me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) u shqyrtuan çështjet që lidhen me garantimin e ligjshmërisë, transparencës dhe besimit në procesin zgjedhor.

KQZ paraqiti veprimet e ndërmarra për përgatitjen e zgjedhjeve, përgatitjen e votimit me makineri, zhvillimin e një fushate më të gjerë informuese dhe koordinimin me institucionet e përfshira. U diskutua posaçërisht për trajnimin e anëtarëve të komisioneve zgjedhore, duke futur më shumë mjete interaktive në nivel lokal.

Gjatë takimit u shqyrtuan edhe propozimet e KQZsë për ndryshime në Kodin Zgjedhor.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva