Artikull
U betua qeveria e 7‑të teknike që nga viti 2021
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 19 prill
Enjte 19 Shkurt 2026 11:27
Enjte, 19 Shkurt 2026, 11:27
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qeveria teknike e
kryeministrit Andrej Gjurov dha betimin në parlament. “Deklaroj se unë
personalisht dhe qeveria teknike do të përgatisim zgjedhje të ndershme. E
marrim përsipër sfidën të qeverisim vendin deri në formimin e një kabineti të
rregullt, pa histeri, me arsye dhe me këmbë në tokë”, deklaroi kryeministri
teknik Andrej Gjurov.
“Do të mbështesim
përpjekjet për paqe të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë. Deklaroj qartë dhe
kategorikisht se do të punojmë me aleatët tanë në NATO, BE dhe OKB… Votoni më
19 prill dhe mos lejoni që vota juaj të kthehet në instrument të interesave të
dikujt tjetër”, shtoi Gjurov.
Do të ndjekim me
rigorozitet përmbushjen e premtimeve të dhëna, tha presidentja Ilijana Jotova,
e cila ishte e pranishme në ceremoninë e betimit. Kreu i shtetit nënshkroi
dekretet për emërimin e qeverisë teknike dhe për caktimin e zgjedhjeve për
Kuvendin Popullor më 19 prill.
- Reagime për përbërjen e qeverisë teknike të propozuar nga Andrej Gjurov
- I mandatuari për formimin e qeverisë teknike prezantoi kabinetin
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva