Artikull
Nejnski do të verifikojë dokumentet për anëtarësimin tonë në Këshillin për Paqe
Enjte 19 Shkurt 2026 16:30
Enjte, 19 Shkurt 2026, 16:30
Nadezhda Nejnski
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një nga çështjet me të cilat do të merrem në takimin tim me ministrin e deritanishëm të jashtëm Georg Georgiev është të shoh saktësisht se çfarë u nënshkrua, sepse nuk jam e sigurt se ka transparencë për të gjitha angazhimet, deklaroi ministrja e jashtme në detyrë Nadezhda Nejnski në përgjigje të një pyetjeje lidhur me Këshillin për Paqe dhe pjesëmarrjen e ardhshme të Bullgarisë në nismën e Donald Trump. Ajo shtoi se vendi ynë ka dhënë një sinjal politik me nënshkrimin e statutit, por ajo dhe kolegët e saj nga Bashkimi Evropian kanë shumë rezerva dhe pikëpyetje lidhur me statusin e tij juridik, dhe është e rëndësishme të kuptohet nëse dokumenti ka karakterin e një marrëveshjeje ndërkombëtare. “Në këtë fazë po pezullohet ideja për ratifikim, sepse pa e ditur bazën juridike të asaj që u nënshkrua nuk mund të ndërmerren hapa të mëtejshëm”, tha edhe ministrja e jashtme në detyrë. Sipas saj, duhet të shqyrtohen gjithashtu çështjet që lidhen me përmasat financiare, si edhe fakti që ai drejtohet në mënyrë të njëanshme.
- Bullgaria nënshkroi Hartën e Këshillit për Paqe në Gaza
- Bullgaria ka vetëm zë këshillimor në Këshillin e Paqes deri në ratifikim
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova