Artikull
Bullgaria ka vetëm zë këshillimor në Këshillin e Paqes deri në ratifikim
Martë 10 Shkurt 2026 18:31
Martë, 10 Shkurt 2026, 18:31
FOTO: Facebook/Government.of.Bulgaria
Madhësia e shkronjave
Deri në ratifikimin e aderimit të Bullgarisë në Këshillin e Paqes, krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump, vendi ynë mund të ketë vetëm “zë këshillimor”. Kjo u bë e qartë sot, 10 shkurt, pasi qeveria në dorëheqje publikoi vendimin për aderim, të nënshkruar nga kryeministri në dorëheqje Rosen Zheljazkov, i cili së bashku me kryeministrin hungarez Viktor Orbán ishte i vetmi përfaqësues i një shteti të Bashkimit Evropian që iu bashkua nismës së Trumpit.
Brukseli shprehu “dyshime serioze” vetëm disa orë pas shpalljes së saj.
Sipas Kushtetutës së Bullgarisë dhe duke pasur parasysh karakterin e vendimit, ai i nënshtrohet ratifikimit nga Kuvendi Popullor dhe nuk prodhon efekt juridik deri në votimin e tij. Qeveria në dorëheqje njoftoi se e lë ratifikimin për Kuvendin e ardhshëm.
Lexoni
më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
- “DPS – Fillim i Ri” kërkon miratim të anëtarësimit në Këshillin e Paqes
- Parlamenti i ri do ta ratifikojë marrëveshjen me SHBA për Këshillin e Paqes
- Opozita kërkon vendim gjykate për anëtarësimin e Bullgarisë në Këshillin e Paqes
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva