POLITIKË

Artikull

Ministri i çështjeve sociale do të mbikëqyrë presionin social mbi votuesit

Enjte, 19 Shkurt 2026, 17:01

Ministri i çështjeve sociale do të mbikëqyrë presionin social mbi votuesit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministri në detyrë i çështjeve sociale, Hasan Ademov, deklaroi se do të jetë pa kompromis ndaj çdo përpjekjeje për të përdorur mjetet e politikës sociale për të ndikuar në mënyrën e votimit të qytetarëve. “E di që gjatë viteve kjo ndodhi – nëse nuk voton në një mënyrë të caktuar, nuk do të ketë drekë të ngrohtë, as ndihmë sociale ose energjetike. Do të verifikohet absolutisht çdo rast, dhe nëse ka sjellje fajtore, do të merren masat përkatëse”, premtoi ministri. Ai theksoi dy detyra prioritare të kabinetit në detyrë dhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale: sigurimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të ndershme dhe transparente; sigurimi dhe garantimi i të drejtave sociale për qytetarët më të cenueshëm në kushte mungese buxheti. Ministri kujtoi se ministria disponon agjenci, funksione kontrolli dhe inspektorat, përmes të cilave mund të parandalohet ndikimi dhe presioni mbi zgjedhjen e qytetarëve përmes sistemit social. “Do të angazhojmë edhe Shoqatën Kombëtare të Bashkive, sepse pjesa e shërbimeve dhe mbështetjes kalon edhe përmes administratave komunale”, shtoi Hasan Ademov.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova