POLITIKË

Artikull

Marin Rajkov dhe Radi Najdenov u emëruan zv/ministra të jashtëm

Premte, 20 Shkurt 2026, 11:14

Marin Rajkov (majtas) dhe Radi Najdenov (djathtas)

Marin Rajkov (majtas) dhe Radi Najdenov (djathtas)

FOTO: MPJ

Madhësia e shkronjave

Me urdhër të kryeministrit në detyrë Andrej Gjurov, diplomatët me karrierë Marin Rajkov dhe Radi Najdenov u emëruan zv/ministra të punëve të jashtme.

Marin Rajkov ishte kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme në kabinetin teknik të vitit 2013. Ai mbajti postin e zv/ministrit të punëve të jashtme gjatë periudhave 1998–2001 dhe 2009–2010. Gjithashtu, ishte si ambasador i Bullgarisë në Francë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Radi Najdenov gjithashtu ka përvojë të gjatë në shërbimin diplomatik. Ai ishte ministër i punëve të jashtme në qeverinë teknike të vitit 2017, si dhe mbajti postin më të lartë diplomatik në MPJ – sekretar i përhershëm. Në periudhën 2001–2002 ishte zv/ministër i mbrojtjes. Ishte gjithashtu si ambasador në Austri, Gjermani dhe Zvicër.

Lexoni më shumë mbi temën:



Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova