POLITIKË

Artikull

Zv/kryeministri për ndershmërinë e zgjedhjeve dha dorëheqjen

Premte, 20 Shkurt 2026, 11:28

Stoill Cicellkov

Stoill Cicellkov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Zv/kryeministri për ndershmërinë e zgjedhjeve, Stoill Cicellkov, dha dorëheqjen para kryeministrit në detyrë dhe presidentes. Këtë e njoftoi vetë Cicellkov në një konferencë për shtyp në Këshillin e Ministrave. Ai deklaroi se aktualisht nuk ka “akuza, dënime apo kufizime në fuqi”. Sipas tij, po nxirren çështje administrative të përfunduara para më shumë se një dekade, me një qëllim të qartë politik.

“Zgjedhjet e ndershme janë prioriteti kryesor i kabinetit teknik. Mbrojtja e votës është kauza ime numër një… Duket se në këtë moment, personaliteti im nuk sjell përfitime për qeverinë”, pranoi Cicellkov.

Më parë, në parlament, deputeti Toshko Jordanov nga “Ka një popull të tillë” prezantoi një dënim të Cicellkovit nga viti 2014 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dy regjistrime kriminale për përdorim të marihuanës.

Lexoni më shumë mbi temën:



Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova