Artikull
Hristo Iliev është njeriu më i shpejtë në Ballkan në 60 m
Hënë 23 Shkurt 2026 15:50
Hënë, 23 Shkurt 2026, 15:50
FOTO: Federata Bullgare e Atletikës së Lehtë
Madhësia e shkronjave
21-vjeçari Hristo Iliev fitoi titullin ballkanik në garën 60 m me një kohë prej 6.53 sekondash në Lojërat Ballkanike të Atletikës në Sallë të Mbyllura në Beograd. Vendi i dytë i shkoi sllovenit Anej Čurin Prapotnik me 6.57 sekonda, dhe vendi i tretë i shkoi Ertan Özkan nga Turqia me 6.61 sekonda, raporton atletikabg.com.
Arritja e Hristo Iliev, i cili është diplomuar te trajnerja jonë e madhe Valja Demireva, është një rekord i ri kombëtar dhe një rekord evropian për të rinjtë nën 23 vjeç.
Më parë këtë muaj, Iliev vendosi rezultatin më të mirë për 38 vitet e fundit në Bullgari në 60 m, duke vrapuar sprintin më të shkurtër në Sofje në 6.61 sekonda, dhe disa ditë më vonë në Beograd ai vendosi një rekord kombëtar në disiplinë me një kohë prej 6.54 sekondash.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
- Dy rekorde kombëtare në atletikë në një turne në Beograd
- Hristo Iliev, i katërti në renditjen historike të Bullgarisë në 60 m
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva