LAJME

Artikull

Kryeministri teknik mori pjesë në një takim me videokonferencë për Ukrainën

Mërkurë, 25 Shkurt 2026, 10:56

Kryeministri teknik mori pjesë në një takim me videokonferencë për Ukrainën

FOTO: government.bg

Madhësia e shkronjave

Kryeministri teknik Andrej Gjurov konfirmoi qëndrimin e qartë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fortë të Bullgarisë për Ukrainën. Ai mori pjesë në një takim me videokonferencë të liderëve nga “Koalicioni i të Gatshmëve”, njoftoi qendra e shtypit e qeverisë. 

Mikpritës të forumit ishin kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Gjurov theksoi nevojën për garanci të qëndrueshme dhe afatgjata të sigurisë. Sipas tij, kontributi i BE‑së duhet të jetë mirë i koordinuar me partnerët transatlantikë, në mënyrë që të sigurohet një paqe e qëndrueshme dhe e drejtë, e bazuar në të drejtën ndërkombëtare. 

“Ukraina nuk po lufton vetëm për lirinë e saj. Ajo po lufton për lirinë e Evropës dhe të Bullgarisë”, deklaroi Gjurov në një takim‑përkujtim me rastin e 4‑vjetorit të fillimit të agresionit rus. Ngjarja mblodhi bullgarë dhe ukrainas që jetojnë në vend, në sheshin pranë kishës “Shën Sofia”.

 

 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva