POLITIKË

Artikull

Bullgaria konfirmoi mbështetjen e saj për Ukrainën 4 vjet pas fillimit të luftës

Martë, 24 Shkurt 2026, 16:18

Bullgaria konfirmoi mbështetjen e saj për Ukrainën 4 vjet pas fillimit të luftës

FOTO: MPJ

Madhësia e shkronjave

Bullgaria vazhdon të qëndrojë pranë Ukrainës dhe të mbështesë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Kjo theksohet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e përvjetorit të katërt të fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. “Sot… nderojmë sakrificën e madhe të popullit ukrainas në vetëmbrojtjen e tij të guximshme dhe në luftën e tij të ndershme për të mbrojtur jo vetëm lirinë dhe dinjitetin e tij njerëzor, por edhe të drejtën sovrane të çdo kombi për të zgjedhur të ardhmen e vet… Historia na mëson se çdo luftë përfundimisht mbaron me diplomaci dhe sot kemi nevojë për diplomaci më shumë se kurrë. Ne përshëndesim angazhimin e vazhdueshëm të fortë të Shteteve të Bashkuara për të arritur një zgjidhje të negociuar për t’i dhënë fund agresionit”, thuhet në qëndrimin e MPJ-së.

“Nuk mendoj se këto janë operacione speciale, por një luftë që po vazhdon prej katër vitesh, me mijëra viktima nga të dyja palët. Besoj fuqimisht se do të ketë zhvillim të negociatave të paqes, armëpushim, rikthim të normalitetit, me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE-së, përfshirë edhe vendin tonë, në rindërtimin e Ukrainës”, deklaroi për gazetarët Presidentja Ilijana Jotova.

Lexoni më tepër:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva