Artikull
Premte 27 Shkurt 2026 17:36
Premte, 27 Shkurt 2026, 17:36
FOTO: mfa.bg
Madhësia e shkronjave
Vullnetarët zgjedhorë nga Mbretëria e Bashkuar i kanë bërë thirrje presidentit dhe avokatit të popullit që ta çojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për ndryshime në Kodin Zgjedhor, i cili kufizoi qendrat e votimit në vendet jo-anëtare të BE-së në 20.
"Zhgënjimi në komunitetin bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është jashtëzakonisht i thellë", theksojnë ata. "Presim që çështja e qendrave të votimit të kufizuara jashtë vendit të shkojë në gjykatë", tha për Radion Kombëtare Bullgare gazetarja Turkian Ali nga Londra, e cila është gjithashtu vullnetare zgjedhore. "Ne besojmë te institucionet. Nuk është rastësi që i jemi drejtuar avokatit të popullit dhe presidentit, të cilët besojmë se mund të ndërmarrin veprimet e nevojshme në mënyrë që nëse jo në këto zgjedhje, atëherë të paktën në ato të ardhshmet, të ketë një lloj përgjigjeje. Ne, si qytetarë bullgarë jashtë vendit, do të vazhdojmë të kërkojmë dhe mbrojmë të drejtat tona", ishte kategorike Ali. "Nuk duam privilegje, nuk duam asgjë tjetër, duam barazi. E drejta e votës nuk varet nga kodi postar", shtoi ajo.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva