Artikull
Te presidentja u diskutuan rreziqet për vendin nga lufta në Lindjen e Mesme
Martë 3 Mars 2026 09:33
Martë, 3 Mars 2026, 09:33
FOTO: Presidenca
Madhësia e shkronjave
Presidentja Ilijana Jotova zhvilloi një takim për të vlerësuar rreziqet për sigurinë kombëtare të Bullgarisë dhe masat e marra për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Nuk ka rreziqe të drejtpërdrejta për sigurinë e vendit dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e qytetarëve bullgarë. Ky është përfundimi kryesor i diskutimit, njoftoi shërbimi për shtyp i kreut të shtetit.
Në takim morën pjesë Ministri i Mbrojtjes në detyrë Atanas Zaprjanov, Shefi i Mbrojtjes Admirali Emill Eftimov, Kryetari i Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës Antoan Geçev, Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Gjenerali i Brigadës Venelin Venev dhe Kryetari i Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare Denjo Denev.
U diskutua evakuimi i qytetarëve bullgarë nga vendet e prekura dhe do të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur. Deri në 8 avionë, përfshirë avionin qeveritar Airbus A319, janë gati të kryejnë fluturime evakuimi, njoftoi Ministria e Transportit.
Duhet të ulemi në tryezën e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur, nuk ka asnjë mënyrë që një konflikt i tillë të zgjidhet me veprime ushtarake, u tha presidentja gazetarëve pas takimit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva