LAJME

Artikull

Ministri i Mbrojtjes: Nuk ka arsye që vendi të jetë shënjestër e një sulmi ajror

Martë, 3 Mars 2026, 15:46

Ministri i Mbrojtjes: Nuk ka arsye që vendi të jetë shënjestër e një sulmi ajror

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Shteti garanton që të gjithë bullgarët do të kthehen në mënyrën më të shpejtë, por edhe më të sigurt. Po diskutohen mundësi dhe rrugë të ndryshme, por gjëja më e rëndësishme është siguria e qytetarëve bullgarë. Kjo u theksua nga Kryeministri në detyrë Andrej Gjurov në një konferencë informative në Këshillin e Ministrave pas një takimi urgjent mbi evakuimin e qytetarëve bullgarë nga Lindja e Mesme.

Ministrja e Jashtme Nadezhda Nejnski saktësoi se fluturimet për në Oman, Abu Dabi dhe Dubai do të kryhen vetëm nëse situata në terren është e sigurt, pasi intervalet e fluturimit janë shumë të shkurtra dhe varen nga situata që ndryshon dinamikisht.

Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov theksoi se vendi nuk po merr pjesë në operacionin kundër Iranit, prandaj nuk ka asnjë arsye që Bullgaria të jetë shënjestër e sulmeve nga Teherani. Ai shtoi se SHBAtë nuk kanë pasur kërkesa shtesë ndaj Sofjes dhe kujtoi se në rast sulmi ndaj vendit do të aktivizohet Neni 5 për mbrojtjen kolektive të NATOs.

 

Lexoni më tepër në arkivin tonë:

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva