Artikull
Mërkurë 4 Mars 2026 11:49
Mërkurë, 4 Mars 2026, 11:49
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryetarja e Parlamentit, Raja Nazarjan, njoftoi para deputetëve se ministri teknik i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, informoi Kuvendin Popullor për urdhrat e dhëna, të cilat lejojnë kalimin përmes hapësirës ajrore dhe qëndrimin në territorin e Bullgarisë të forcave dhe mjeteve të armatosura aleate dhe të huaja. Njoftimet iu dërguan edhe komisionit të mbrojtjes dhe janë në përputhje me Ligjin për kalimin dhe qëndrimin në territorin e Republikës së Bullgarisë të forcave dhe mjeteve të armatosura aleate dhe të huaja.
Lideri i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, kërkoi që presidenti të thërrasë Këshillin Konsultativ për Sigurinë Kombëtare dhe deklaroi se nuk beson që avionë amerikanë ndodhen në Bullgari për shkak të stërvitjeve të NATO-s.
Edhe partitë “Ka një popull të tillë” dhe BSP kërkuan që presidentja Ilijana Jotova të thërrasë këshillin për sigurinë, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Ministrii Mbrojtjes: Nuk ka arsye që vendi të jetë shënjestër e një sulmi ajror
Ministrjae Jashtme Nejnski: Irani duhet të braktisë programin e tij bërthamor
Ish-presidentidhe politikan aktual kritikon qeverinë teknike për Iranin
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova