LAJME

Artikull

Avionët e SHBA-së janë në një mision stërvitor, tha ministrja e jashtme

Enjte, 5 Mars 2026, 10:22

Avionët e SHBA-së janë në një mision stërvitor, tha ministrja e jashtme

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Në këtë fazë nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për Bullgarinë, por ka rrezik të tërthortë. Irani po sulmon vendet e Gjirit, përfshirë edhe disa ku nuk ka avionë amerikanë, deklaroi ministrja e jashtme në detyrë Nadezhda Nejnski për Televizionin Kombëtar Bullgarian. Ne kemi dhënë mundësi që avionë të NATO-s të ulen në Sofje për veprimtari stërvitore. Ata janë pranuar pas një note zyrtare të marrë nga ambasada e SHBA-së, shpjegoi Nejnski në lidhje me avionët amerikanë në Bullgari. Ajo shtoi se, duke qenë se situata gjeopolitike ndryshon vazhdimisht, është e rëndësishme që mandati i këtyre avionëve të mos ndryshojë dhe që ata të mbeten vetëm për veprimtari stërvitore. Nuk është dhënë leje që avionët që ndodhen në territorin tonë të përdoren për veprime ushtarake dhe hapësira ajrore e vendit është vënë në dispozicion vetëm për stërvitje. Nuk ka pasur kërkesë për ndryshimin e këtyre rrethanave. Nëse një kërkesë e tillë paraqitet, do të ketë debat për të në parlament, shtoi ministrja e jashtme në detyrë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova