LAJME

Artikull

Qeveria sfidon në gjykatë vendimin e parlamentit për Këshillin e Paqes

Hënë, 23 Mars 2026, 18:15

Qeveria sfidon në gjykatë vendimin e parlamentit për Këshillin e Paqes

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gjykata Kushtetuese hapi një çështje pas kërkesës së qeverisë në detyrë për të konstatuar se vendimi i 13 marsit 2026 i Kuvendit Popullor është antikushtetues. Me këtë vendim, deputetët e detyruan qeverinë të paraqesë në parlament një projektligj për ratifikimin e anëtarësimit të Bullgarisë si shtet themelues në Statutin e Këshillit të Paqes, i krijuar me nismë të Shteteve të Bashkuara, njoftoi zyra e shtypit e gjykatës.

Dokumenti për anëtarësimin e Bullgarisë në këtë organizatë, i nënshkruar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u firmos nga kryeministri në dorëheqje, Rosen Zheljazkov. Megjithatë, ai nuk mund të hyjë në fuqi pa u ratifikuar nga parlamenti.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova