SHOQËRI

Artikull

Prezantohet zyrtarisht BgGPT 3.0 – gjenerata e re e modelit gjuhësor bullgar

Enjte, 26 Mars 2026, 06:10

Prezantohet zyrtarisht BgGPT 3.0 – gjenerata e re e modelit gjuhësor bullgar

FOTO: forbesbulgaria.com

Madhësia e shkronjave

Instituti i Shkencave Kompjuterike, Inteligjencës Artificiale dhe Teknologjive – INSAIT, pjesë e Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit”, do të prezantojë zhvillimin e tij BgGPT 3.0 – gjeneratën e re të modelit gjuhësor kombëtar bullgar, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Sipas institucionit, kjo teknologji ka rëndësi strategjike për sovranitetin e Bullgarisë në fushën e inteligjencës artificiale.

Në krahasim me versionet e mëparshme, BgGPT 3.0 mund të përballojë detyra shumë më të ndërlikuara dhe specifike, dhe përdorimi i tij është më i lehtë për qytetarët. Kështu, qytetarët bullgarë do të kenë akses në një produkt të nivelit botëror, të trajnuar në gjuhën e tyre amtare, dhe do ta përdorin atë plotësisht lirshëm.

Mësoni më shumë për INSAIT në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova