LAJME

Artikull

Kryetarja e Parlamentit bullgar merr pjesë në Samitin e Buças

Kryetarja e Parlamentit bullgar merr pjesë në Samitin e Buças

FOTO: parliament.bg

Madhësia e shkronjave

Kryetarja e Kuvendit Popullor, Raja Nazarjan, mori pjesë në Samitin e dytë parlamentar në Buça, Ukrainë, së bashku me drejtues të parlamenteve të vendeve të tjera nga BEja, Moldavia, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, si edhe me përfaqësues të Parlamentit Evropian, të asambleve parlamentare të NATOs dhe OSBEsë. Forumi është organizuar nga Rada e Lartë e Ukrainës.

“Kjo luftë duhet të përfundojë me një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme, të bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi Nazarjan në takim dhe shtoi se duhet të punohet që tani për rindërtimin pasluftës të Ukrainës dhe për t’i ndihmuar qytetarët ukrainas të ndërtojnë një ekonomi moderne dhe konkurruese.

FOTO: parliament.bg

“Buça është një vend për heshtje të përulur para kujtimit të viktimave, por edhe vendi ku duhet të shpërthejë zemërimi ynë ndaj brutalitetit dhe çnjerëzores”, tha Raja Nazarjan. “Sot fytyrat në portretet e viktimave na detyrojnë të deklarojmë mbështetjen tonë për nevojën e mekanizmave të qëndrueshëm ndërkombëtarë për kërkimin e përgjegjësisë”, theksoi kryetarja e Kuvendit Popullor.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva