POLITIKË

Artikull

Presidentja kritikoi vizitën e kryeministrit teknik në Kiev

Mërkurë, 1 Prill 2026, 10:50

Presidentja Ilijana Jotova

Presidentja Ilijana Jotova

FOTO: БТА

Madhësia e shkronjave

Presidentja Ilijana Jotova nuk ka qenë e informuar për vizitën e kryeministrit Andrej Gjurov në Ukrainë, për përbërjen e delegacionit që ai udhëhoqi dhe për nënshkrimin me presidentin ukrainas të një marrëveshjeje për bashkëpunim 10‑vjeçar midis Sofjes dhe Kievit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, njofton BTA. Jotova e cilësoi sjelljen e Gjurovit si mungesë të edukatës institucionale dhe nënshkrimin e dokumentit si të papërshtatshëm.

Në një takim joformal të ministrave të jashtëm të BE‑së, të mbajtur në Kiev me pjesëmarrjen e udhëheqjes ukrainase, Bullgaria konfirmoi mbështetjen e saj të qëndrueshme për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe angazhimin për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Në takim mori pjesë ministrja e jashtme teknike Nadezhda Nejnski, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Gjatë diskutimeve, diplomatët e parë të BE‑së theksuan nevojën për vazhdimin e mbështetjes ndërkombëtare për qëndrueshmërinë dhe rimëkëmbjen e Ukrainës.

 

Lexoni në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva