MUZIKË

Artikull

Në “Evrovizion 2026”, DARA shpreson në mbështetjen e bullgarëve në Evropë

Mërkurë, 8 Prill 2026, 09:20

Në “Evrovizion 2026”, DARA shpreson në mbështetjen e bullgarëve në Evropë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Përfaqësuesja bullgare në konkursin e këngës “Evrovizion”, DARA, kërkon mbështetjen e bullgarëve që jetojnë jashtë vendit. “Jam takuar me shumë bullgarë anembanë botës dhe e di sa e fortë është lidhja e tyre me Bullgarinë. Ky konkurs nuk është vetëm për mua, por për vendin tonë. Do të isha shumë e lumtur të ndieja mbështetjen e tyre”, tha këngëtarja pas një takimi në Agjencinë për Bullgarët Jashtë Vendit, i cili u zhvillua me ftesë të institucionit shtetëror, raportojnë BNT dhe BGNES.

“Mbajmë lidhje me mbi një mijë organizata në 52 shtete dhe besojmë se, me një koordinim të mirë, mund të mobilizojmë një mbështetje të gjerë”, deklaroi drejtoresha e Agjencisë, Rajna Manxhukova. Ajo shtoi se kënga e DARA-s, “Bangaranga”, do të shpërndahet përmes strukturave dhe qendrave më të rëndësishme të bullgarëve jashtë vendit, si shkollat e së dielës dhe ansamblet folklorike, si edhe përmes rrjeteve sociale.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova