LAJME

Artikull

Presim kthimin e anijes "Shën Kirill dhe Metodij" nga Antarktida

Enjte, 9 Prill 2026, 04:00

Presim kthimin e anijes "Shën Kirill dhe Metodij" nga Antarktida

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Presim që anija kërkimore-shkencore bullgare "Shën Kirill dhe Metodij" (NIK 421) të kthehet në Bullgari më 9 prill, pas pjesëmarrjes në një mision antarktik. Mjeti lundrues po përfundon udhëtimin e tij jashtë vendit për mbështetjen logjistike të ekspeditës së 34-të antarktike bullgare. Pas largimit nga Kontinenti i Akullt më 17 shkurt, anija pati qëndrime të shkurtra përgjatë brigjeve të Brazilit, ku u zhvilluan takime emocionuese me komunitetet lokale të pasardhësve të emigrantëve bullgarë nga fillimi i shekullit XX, si dhe me përfaqësues të valëve më të reja të emigracionit bullgar.

Anija është thelbësore për mirëmbajtjen e bazës bullgare "Shën Klementi i Ohrit" në ishullin Livingston në Antarktidë, ku zhvillohen kërkime në kushte polare.


Lexoni më shumë në arkivin tonë


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva