Artikull
Një çështje interpretative shqyrton kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm
Mërkurë 8 Prill 2026 18:11
Mërkurë, 8 Prill 2026, 18:11
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Gjykata Supreme e Kasacionit ka nisur një çështje interpretative në kërkim të një përgjigjeje për pyetjen nëse Prokurori i Përgjithshëm në detyrë Borisllav Sarafov ka autoritetin për të kërkuar rihapjen e çështjeve penale pas 21 korrikut 2025.
Kjo është data në të cilën skadoi afati gjashtëmujor i parashkrimit, i parashikuar në Ligjin për Pushtetin Gjyqësor, për ushtrimin e detyrës “ushtrues i përkohshëm i funksioneve” të Prokurorit të Përgjithshëm.
Çështja interpretative është për shkak të ekzistencës së jurisprudencës kontradiktore mbi kërkesat e paraqitura nga Sarafov për rihapjen e çështjeve, sqaron njoftimi për shtyp i gjykatës. Kjo vjen një ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se caktimi i afatit gjashtëmujor të parashkrimit nuk është jokushtetues.
Sarafov është Prokuror i Përgjithshëm në detyrë që nga 16 qershori 2023, pasi Ivan Geshev u shkarkua nga detyra para kohe.
Lexoni më shumë në arkivin
e Radio Bullgarisë:
- Ministri i Drejtësisë kërkon shkarkimin disiplinor të Prokurorit të Përgjithshëm
- Protestë e radhës kundër Prokurorit të Përgjithshëm
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva