Artikull
Ministri i Drejtësisë kërkon shkarkimin disiplinor të Prokurorit të Përgjithshëm
Martë 31 Mars 2026 16:47
Martë, 31 Mars 2026, 16:47
Ministri i Drejtësisë Andrej Jankullov
FOTO: BGNES - arkiv
Madhësia e shkronjave
Ministri i Drejtësisë, Andrej Jankullov, propozoi para Kolegjit të Prokurorëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor që të vendoset një masë disiplinore ndaj Borisllav Sarafovit – që në praktikë ushtron funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm të Bullgarisë – për shkeljet e kryera prej tij. Argumentet lidhen me “një sërë deklaratash të shkruara që angazhojnë Prokurorinë”, të cilat kanë çuar në cenimin e prestigjit të pushtetit gjyqësor. Theksohet se, pavarësisht pretendimeve se janë gjetur të dhëna për kryerjen e një vepre penale nga Europrokurorja bullgare përkohësisht e pezulluar, Teodora Georgieva, ajo ende nuk është thirrur si e akuzuar.
Ndër shembujt e tjerë përmendet deklarata e Sarafovit, në të cilën ai krahasoi rastin e vrasjeve në “Petrohan” dhe Okollçica me serialin “Twin Peaks”, raportoi gazetarja jonë Sillvija Velikova.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
- Kolegjiumi i Prokurorëve refuzon të ndërrojë kryeprokurorin
- Ministri i Drejtësisë synon zëvendësimin e Prokurorit të Përgjithshëm
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva