Artikull
Dielë 12 Prill 2026 09:40
Dielë, 12 Prill 2026, 09:40
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Patriarku
bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes, Daniil, kryesoi shërbesën për shpalljen e
festës së Ringjalljes së Krishtit në katedralen patriarkale "Shën
Aleksandër Nevski" në Sofje, ku
u soll Zjarri i Shenjtë, i cili mbërriti nga Jerusalemi. Një kompani ajrore
bullgare e transportoi Zjarrin e Shenjtë nga Bukureshti në Timishoara dhe,
gjatë kthimit për në Sofje, e solli edhe në aeroportin "Vasill
Levski", njoftoi Patriarkana Bullgare.
Slliveni
e priti festën me një liturgji solemne në të gjitha kishat e qytetit. Më e reja
prej tyre – “Shën Petka” – u mbush me qindra banorë të qytetit, të cilët morën
në shtëpitë e tyre nga Zjarri i Shenjtë me shpresë për paqe dhe mirëkuptim.
Në
Bansko, të krishterë ortodoksë nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Greqia
dhe Serbia mbushën kishën “Shën Trinia” për të pritur së bashku festën. Në
ditën e parë të Pashkës, burrat e Banskos mblidhen për lojën biblike “Lomada”,
e cila është trashëguar nga paraardhësit e tyre që kanë vizituar Varri i
Shenjtë, raportoi Keti Trençeva.
Qindra
besimtarë mbushën katër kishat ortodokse në Jamboll për të uruar
njëri‑tjetrin për Ringjalljen e Krishtit. Të gjitha kishat dhe kapelat në ditën
e festës në rrethin kishtar të Jambollit janë të hapura, por për shkak të
mungesës së priftërinjve, jo kudo kremtohen liturgji festive, njofton
korrespondentja jonë Daniella Kostova.
Në
katedralen mitropolitane “Shën Nikolla” në Vraca, shërbesa e Pashkës, e
kryesuar nga peshkopi i Vracës, Grigori, mbledh gjithashtu një numër të madh
besimtarësh. Leximi i Ungjillit të Ringjalljes do të bëhet në gjuhë të
ndryshme, njofton korrespondentja jonë Iva Antonova.
Në
Veliko Tërnovo, në kështjellën “Caravec”, në mesnatë u uruan me “Krishti
u Ngjall” bullgarë dhe shumë mysafirë nga Rumania. Rreth 3000 vezë të Pashkës
dhe kozunakë (Buka e Pashkëve – shën. i red.) do t’u shpërndahen banorëve
të qytetit pas shërbesës së Ringjalljes së Dytë, raporton Zdravka Masljankova.
Në Montana, Pashka shënohet me një valle festive dhe gëzim në sheshin “Zheravica” nga ora 10:30.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BTA, BGNES, BNR
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva