Artikull
Presidentja Ilijana Jotova:
Besimi i fortë qoftë me ne në ndërtimin e së nesërme
Dielë 12 Prill 2026 11:48
Dielë, 12 Prill 2026, 11:48
Presidentja Ilijana Jotova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Le të na shoqërojë drita e Ringjalljes në mendimet dhe veprat tona”. Me këto fjalë iu drejtua për Pashkën e Krishtit të krishterëve ortodoksë në vend presidentja Ilijana Jotova në një postim në Facebook.
“Le të jetë besimi i fortë me ne në përpjekjet tona për të ndërtuar së bashku ditën e nesërme. Në kohën e trazuar në të cilën jetojmë, është edhe më e domosdoshme të ndjekim mesazhin e Ringjalljes së Krishtit – shpresë, paqe, dashuri dhe shpëtim”, theksoi presidentja dhe uroi shëndet dhe ditë të begata për të gjithë.
- Ringjallja e Krishtit - një fuqi shpirtërore në rrugën e besimit
- Të krishterët ortodoksë në Bullgari festojnë Ringjalljen e Krishtit
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva