Autor
Diljana Traçeva
Enjte 16 Prill 2026 13:20
Enjte, 16 Prill 2026, 13:20
FOTO: YouYube/GRAFA
Madhësia e shkronjave
Në ditën e Pashkëve, këngëtari bullgar Grafa publikoi këngën e tij të re “Pikturë”, singëlli më i fundit nga albumi “Sinergjia”. Ai thekson se zgjedhja e kësaj feste të ndritshme shpirtërore për publikimin nuk është e rastësishme.
"Pikturë" është kënga e parë nga albumi im i fundit "Sinergjia" - shumë personale, e quaj një këngë rrëfimi. E shkrova si një këngë bisede, një këngë lutjeje, emocionale, prekëse. Dhe jam i lumtur që njerëzit po reagojnë mirë dhe janë shumë të prekur prej saj, sepse zyrtarisht u shfaq si një këngë me një videoklip për Pashkë - tani, të dielën. Jam i kënaqur me rezultatin përfundimtar të të gjithë albumit, por "Pikturë" nuk është rastësisht kënga hapëse e albumit, sepse prezanton të gjithë linjën dhe historinë e "Sinergjia". Në fakt, albumi përfundon me kompozimin instrumental "Sinergjia", kështu që në një farë mënyre "Pikturë" dhe "Sinergjia" janë të lidhura si fillimi dhe fundi i këtij albumi."
Sigurisht, Grafa do të performojë "Pikturë" në koncertet e turneut të tij veror, i cili fillon më 23 korrik në Sliven, vazhdon më pas më 24 korrik në Burgas dhe 25 korrik në Varna, me një finale më 8 gusht në Teatrin Antik në Plovdiv. Ky turne premton të jetë i ndryshëm nga të mëparshmit, sepse programi do të jetë më i larmishëm, më intim. Përveç hiteve të tij të shumta, muzikanti do të prezantojë edhe librin e botuar së fundmi "Grafa Live". Ai gjurmon historinë e koncerteve të tij që nga fillimi deri tek ai i fundit në Arena Sofia, me mbi 200 fotografi të bukura, histori interesante rreth koncerteve dhe prapaskenave.
Shihni më shumë:
- Grafa me debutim si autor muzike për një film artistik
- Pakohësi dhe freski me "Graniti i Zi" - kënga e re nga Grafa
- Grafa me një albumin të ri "Sinergjia" dhe versionin e tij të këngës "Princi i Vogël"
- "Një herë në një milion"
- "Burnout" – një koktej i freskët pop, country, blues dhe... pak xhaz
- Grafa tërheq vëmendjen mbi çështje të rëndësishme në këngën “Fiasko”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva