Artikull
Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026
MPB njoftoi se për cilat parti ka më shumë raportime për shkelje zgjedhore
Dielë 19 Prill 2026 22:21
Dielë, 19 Prill 2026, 22:21
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka marrë gjithsej 2974 raportime për shkelje zgjedhore, që është 204% më shumë, ose tre herë më shumë se në zgjedhjet e fundit parlamentare, tha Ministri i Brendshëm në detyrë Emill Deçev në një konferencë për mediat.
Ai i renditi raportimet për krime zgjedhore në favor të një partie ose koalicioni politik specifik si më poshtë: 631 në favor të "DPS-Fillim i Ri"; 318 raportime për krime zgjedhore në favor të GERB; 18 raportime për "Vëzrazhdane"; 16 raportime për krime zgjedhore në favor të "Bullgarisë Progresive"; 13 raportime në favor të BSP; 11 raportime për krime zgjedhore në favor të "Po e Vazhdojmë Ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB); 7 raportime në favor të "Veliçie"; 4 raportime për "Ka një popull i tillë" (ITN) dhe 2 raportime për krime zgjedhore në favor të "Moralit, Unitetit, Nderit" (MEÇ).
- "Bullgaria Progresive" është fituesja në votimet parlamentare më 19 prill
- Zgjedhjet në Bullgari në mediat botërore
- Reagime politike pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva