Artikull
Hënë 20 Prill 2026 15:57
Hënë, 20 Prill 2026, 15:57
Rumen Radev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Bullgaria shënon 150 vjet
që nga Kryengritja e Prillit. Ajo shpërtheu në vitin 1876 dhe është një nga
ngjarjet më domethënëse dhe dramatike në historinë bullgare - kulmi i luftës
çlirimtare kombëtare kundër Perandorisë Osmane. E shtypur me mizori, ajo
tërhoqi vëmendjen e Evropës ndaj kauzës bullgare.
“150 vjet na ndajnë nga
heroizmi i mijëra bullgarëve që u ngritën kundër Perandorisë Osmane në emër të
lirisë”, kujtoi në Facebook lideri i “Bullgarisë Progresive”, Rumen Radev,
formacioni që sipas të dhënave paraprake kryeson në zgjedhjet parlamentare të
djeshme.
“Impulsi heroik i
paraardhësve tanë të skllavëruar, të cilët nuk ishin patriotë për hir të
pozitës dhe përfitimit, por heronj të guximshëm dhe vetëmohues, përfundon
tragjikisht. Por ai e nxori Atdheun nga mosekzistenca dhe e solli fatin e tij
në vëmendjen e popujve evropianë.
Shtypja e tij dhe mijëra
viktimat shkaktuan një valë empatie në botën e krishterë. Në Rusi, fati i
popullit ortodoks bullgar u bë qendra e pasioneve politike. Falë bëmës dhe
vetëmohimit të martirëve të ndershëm, sot kemi një shtet, një stemë dhe një
flamur, flasim dhe shkruajmë në gjuhën tonë amtare. Le të mos harrojmë se gjaku
i paraardhësve tanë ende rrjedh në venat tona. Le të jemi trashëgimtarë të
denjë", shkroi Radev.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva