Artikull
Mërkurë 22 Prill 2026 06:22
Mërkurë, 22 Prill 2026, 06:22
Orlin Goranov
FOTO: Stojan Grebenarov
Madhësia e shkronjave
“Vetëm në ëndërr” është kënga më e re nga projekti “Artistët që këndojnë”, i producentit Igor Markovski. Historia e lindjes së saj është mjaft interesante – ajo u krijua para 20 vitesh me tekst mbi vargjet e së ndjerës Zhiva Kjullxhieva, poete e talentuar bullgare, autore e teksteve të mbi 1500 këngëve, dhe që atëherë “qëndronte e harruar në sirtar” të kompozitorit Vlladimir Canev. Në kërkim të këngëve të harruara ose krejtësisht të panjohura, ajo arriti te Igor Markovski, i cili e gjeti Canevin në… Kinë, ku muzikanti jetonte dhe punonte. Svetosllav Loboshki bëri aranzhimin e këngës, ndërsa Orlin Goranov e interpretoi.
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova