Artikull
BE, SHBA dhe India përshëndesin fitoren zgjedhore të Rumen Radevit në Bullgari
Mërkurë 22 Prill 2026 08:50
Mërkurë, 22 Prill 2026, 08:50
Rumen Rade
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Populli bullgar u shpreh dhe ne përgëzojmë Rumen Radevin dheformacionin “Bullgaria Progresive” për fitoren e tyre. Kështu thuhet në një qëndrim të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Sofje. “Presim me interes të punojmë me qeverinë e re për zhvillimin e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të ngushta midis popullit amerikan dhe atij bullgar”, theksohet në qëndrim.
Kryeministri indian Narendra Modi gjithashtu përgëzoi Rumen Radevin dhe partinë e tij “Bullgaria Progresive” për fitoren në zgjedhjet parlamentare të sapopërfunduara në Bullgari. “Urime të përzemërta zotit Rumen Radev dhe partisë së tij “Bullgaria Progresive” për fitoren në zgjedhjet parlamentare të sapopërfunduara në Bullgari. Pres të punojmë së bashku për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe shumëpalëshe midis Indisë dhe Bullgarisë, si dhe të bashkëpunimit tonë më të gjerë në rajon”, deklaron Modi.
Pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, e pyetur për të komentuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bullgari, komisionerja e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kallas, tha: “Ne jemi 27 demokraci, që do të thotë se kemi zgjedhje ku njerëzit zgjedhin të ardhmen e tyre. Para se të ketë një qeveri të re, ne nuk kemi parë si ajo vepron. Nuk do të nxitohemi para ngjarjeve. Është e rëndësishme që secili të vijë në atë tryezë me një dëshirë të sinqertë dhe të interesuar për bashkëpunim, si dhe me kompromise, sepse ato kërkohen nga të gjithë. Në fillim të gjithë trajtohen njësoj; mirëpresim kolegët e rinj në tryezë, me të cilët të merremi vesh dhe të bashkëpunojmë.”
- KQZ: Me 100.00% të protokolleve të përpunuara, 5 formacione hyjnë në parlament
- Reagime politike nga bota për fitoren e Koalicionit “Bullgaria Progresive”
- Besimi ndaj partive me profil më nacionalist po kalon drejt formacioneve të reja
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova