Artikull
Më 1 maj sindikatat u shprehën për një rritje prej 10% të pagave
Premte 1 Maj 2026 13:52
Premte, 1 Maj 2026, 13:52
Pllamen Dimitrov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Buxheti i vitit 2026 nuk duhet të ketë të bëjë me shkurtime radikale të shpenzimeve, tha për mediat Pllamen Dimitrov, president i sindikatës më të madhe, Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB). Sipas tij, ekziston një mënyrë që deficiti të mbetet 3% dhe ai nuk beson se financat e Bullgarisë janë katastrofike. Ka probleme, por ka edhe një suficit rekord, theksoi ai. KNSB do të këmbëngulë për një rritje prej 10% të të ardhurave, shtoi Dimitrov. Nëse ekonomia vazhdon me këtë ritëm, është plotësisht e mundur që në vitin 2030 paga minimale të bëhet 1000 euro, dhe paga mesatare – 2.225 euro, beson Dimitrov.
Mesazhi im me rastin e 1 majit është për pagë të drejtë, siguri në punë
dhe perspektiva për ata që punojnë në ekonomi dhe sektorin e buxhetit. Kjo u deklarua
nga presidenti i Konfederatës së Punës "Podkrepa" Dimitër Manolov,
i cili udhëhoqi një marshim me rastin e Ditës së Punës.
Dimitër Manollov
FOTO: BTA
Ndër sfidat që Manollov ua vuri në dukje punëtorëve janë paqëndrueshmëria politike dhe trazirat që lidhen me futjen e euros. E gjithë kjo ndikon në standardin e jetesës së bullgarëve, sepse pagat mbeten prapa çmimeve dhe kjo duhet të korrigjohet, tha udhëheqësi i sindikatës.
Një marshim tradicional me rastin e Ditës së Punës dhe solidaritetit
ndërkombëtar të punëtorëve u mbajt në Sofje nga Partia Socialiste Bullgare
(BSP). Ai u zhvillua në Kopshtin e Borisit nën sloganin: "Ne punojmë, por
jemi të varfër! Mjaft! Nuk ka jetë të dytë!".
- Presidentja e quan të papranueshme kategorinë e “të varfërve që punojnë"
- Për 1 maj duam “siguri, vende pune dhe paga tani!”
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva