SPORT

Artikull

Bullgarët në historinë e Giro d’Italia

Shtunë, 9 Maj 2026, 08:00

Nikollaj Mihajllov

Nikollaj Mihajllov

FOTO: webcafe.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgaria është në qendër të vëmendjes së adhuruesve të Giro d’Italia, duke dhënë startin e një prej garave më prestigjioze çiklistike në botë dhe pjesë e të ashtuquajturave “Xhirot e Mëdha” së bashku me Tour de France dhe Xhiron e Spanjës – La Vuelta.

Gara zhvillohet për herë të parë në vitin 1909, ndërsa këtë vit Bullgaria është mikpritëse e të ashtuquajturit start i madh – “Grande Partenza of the Corsa Rosa”. Ky është starti i 16-të jashtë Italisë në historinë e garës, ndërsa “vala rozë” kalon nga lindja në perëndim përmes disa prej qyteteve dhe vendeve më të jashtëzakonshme në Bullgari, duke i ofruar audiencës ndërkombëtare televizive pamje mbresëlënëse nga vendi ynë.

FOTO: BTA

“Kjo është një mundësi e madhe për shtetin bullgar, pasi ngjarja ndiqet nga 500 deri në 800 milionë shikues në mbi 190 shtete, ndërsa efekti real prej saj vjen nga gjashtë muaj deri në një vit pas zhvillimit të saj. Bullgaria do të tregohet në dritën më të mirë, me pamje unike dhe të bukura” – theksoi ministri i përkohshëm i sportit Dimitër Iliev për BNT, e cila transmeton gjithashtu xhiron.

Dimitër Iliev

FOTO: BTA

                            Bullgari i parë në Giro

Deri më tani, i vetmi çiklist bullgar që ka marrë pjesë në edicionin për meshkuj të Giro d’Italia është Nikollaj Mihajllov.

Ai debuton në edicionin e 98-të të garës në vitin 2015 si garues i ekipit profesional polak CCC Sprandi Polkowice.

Gjatë garës bullgari bën një paraqitje të fortë në kronometrin individual – në etapën e 14-të nga Treviso deri në Valdobiadene, ku përfundon në vendin prestigjioz të 21-të. Sportisti nga Svilengrad e përfundon me sukses garën treditore, duke u bërë bullgari i parë që ka përfunduar një nga tre xhirot më të mëdha çiklistike në botë.

Megjithëse Bullgaria ka tradita në çiklizëm dhe një histori të gjatë të Xhiros së Bullgarisë, prania bullgare në pelotonin elitë profesional çiklistik mbetet e kufizuar. Prandaj pjesëmarrja e Nikolaj Mihajllovit në vitin 2015 konsiderohet si një depërtim historik për çiklizmin bullgar.

Nikollaj Mihajllov

FOTO: sportal.bg

                                  Moment historik në vitin 2026

Në vitin 2026 Bullgaria bëhet vendi i parë ballkanik që pret startin e Giro d’Italia. Kjo është ngjarja më e madhe ndërkombëtare çiklistike e organizuar ndonjëherë në vend. Të frymëzuar nga ngjarja sportive me përmasa të mëdha, shumë qytete në Bullgari organizojnë iniciativa amatore çiklistike, me të cilat promovojnë këtë sport dhe lëvizjen si mënyrë jetese tek të rinjtë.

FOTO: BTA

Shihni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:


Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski