POLITIKË

Artikull

Buxheti për vitin 2026 – detyra e parë e qeverisë së re të Bullgarisë

Dielë, 10 Maj 2026, 05:40

Buxheti për vitin 2026 – detyra e parë e qeverisë së re të Bullgarisë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Rumen Radev – ish-presidenti i vendit dhe udhëheqësi aktual i partisë që fitoi shumicën parlamentare në zgjedhjet e 19 prillit, "Bullgaria Progresive", do të jetë kryeministri i ri i Bullgarisë. Më 7 maj, ai pranoi nga Presidentja Ilijana Jotova mandatin e parë eksplorues për formimin e një qeverie të rregullt në kuadër të Asamblesë së 52-të Kombëtare dhe menjëherë ktheu dosjen me propozime konkrete për strukturën dhe personelin e Këshillit të Ministrave. Ai kujtoi se në 9 vjet si president, së bashku me Ilijana Jotovën si zëvendëspresidente, kanë dorëzuar 27 mandate për formimin e një qeverie, shumica e të cilave në pesë vitet e fundit:

FOTO: BGNES

"Për të gjitha këto vite paqëndrueshmërie politike, koalicionesh të brishta dhe qeverish jetëshkurtra, qytetarët bullgarë folën në zgjedhjet e fundit dhe i dhanë fund krizës politike. Ata nuk e bënë vetëm këtë. Me votat e tyre, ata demonstruan vullnetin e tyre për institucione të qëndrueshme, për liri, demokraci dhe drejtësi, duke i dhënë shumicën parlamentare një force politike. Ky është një besim i madh, por për ne, në “Bullgarinë Progresive”, është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, të cilën e pranojmë dhe e provojmë me punë dhe përkushtim të palodhur. Në të gjithë historinë tonë demokratike në dekadat e fundit, nuk ka pasur asnjë qeveri tjetër të formuar kaq shpejt menjëherë pas zgjedhjeve", theksoi Radev pas marrjes së mandatit.

FOTO: BGNES

Ai siguroi se ekipi i tij tashmë po punon mbi politika me një horizont afatgjatë, në mënyrë që të garantojë "zhvillimin modern të përshpejtuar të vendit, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve bullgarë". Por kryeministri i ardhshëm solli gjithashtu detyra urgjente në plan të parë:

"Para së gjithash, le ta ndërpresim trendin e çmimeve galopante, sado e vështirë të jetë", theksoi Radev para presidentit dhe gazetarëve të pranishëm. "Pastaj, sigurisht, rivendosja e drejtësisë, zgjedhja e një Këshilli të ri Suprem Gjyqësor dhe Inspektoratit të tij. Buxheti për vitin, i cili ka një numër jashtëzakonisht të madh pikëpyetjesh, dhe shpresoj që sa më shpejt të jetë e mundur të kuptojmë se çfarë do të thotë një "deficit i fshehur" dhe çfarë dimensionesh ka, dhe të mos humbasim, sa më shumë që të mundemi, pagesat që na takojnë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë."

FOTO: BGNES

Kryeministri i ardhshëm Rumen Radev mbështetet te bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë - Gëllab Donev, Dimitar Stojanov dhe Ivo Hristov - për të mbushur pozicionet kyçe në qeverinë e propozuar, komentoi gazetari Veselin Stoynev menjëherë pasi emrat në qeveri u bënë të ditur. Prania e konsiderueshme e grave në kabinetin e propozuar të Radev është gjithashtu mbresëlënëse - pesë nga gjithsej 18 ministri do të drejtohen nga gra. Është kurioze që dy nga katër zëvendëskryeministrat nuk kanë portofole specifike.

Në pozitat kyçe në qeverinë e propozuar, kryeministri i ardhshëm Rumen Radev vendos bashkëpunëtorët e tij më të afërt- Gëllëb Donev, Dimitër Stojanov dhe Ivo Hristov - për të mbushur pozicionet kyçe në qeverinë e propozuar, komentoi gazetari Veselin Stojnev menjëherë pasi emrat në qeveri u bënë të ditur. Prania e konsiderueshme e grave në kabinetin e propozuar të Radev është gjithashtu mbresëlënëse - pesë nga gjithsej 18 ministri do të drejtohen nga gra. Është interesante se dy nga katër zëvendëskryeministrat nuk kanë resore të caktuara.

“E gjithë përgjegjësia dhe të gjitha shpresat janë përqendruar në këtë kredi të madhe besimi, e cila tani po materializohet në një qeverisje të pavarur. Pra, cilado qofshin justifikimet për një trashëgimi të keqe, ato nuk do të kenë peshë serioze tek publiku.  Dhe nuk do të japin arsye për masa që mund të rezultojnë proinflacioniste, në vend të atyre antiinflacioniste” – parashikon gazetari.

Gëllëb Donev

FOTO: BGNES

Miratimi i buxhetit të shtetit është një prioritet kryesor - theksoi Ministri i Financave dhe Zëvendëskryeministri i nominuar Gëllëb Donev pas largimit nga takimi me Presidenten Ilijana Jotova dhe komentoi: "Shteti ka nevojë për një plan financiar që tregon përparësitë për zhvillim".

Buxheti i ardhshëm duhet të përgatitet në bazë të një analize serioze sektoriale dhe politikave të përfshira në programin e menaxhimit të "Bullgarisë Progresive" - ​​kujtoi në një intervistë për programin "Horizont" të Radios Kombëtare Bullgare Ljubomir Karimanski, anëtar i Bordit Drejtues të BNB-së.

Ljubomir Karimanski

FOTO: Ani Petrova

Ai paralajmëroi se Bullgaria po hyn në përgatitjen e buxheteve për vitet 2026 dhe 2027 me një deficit shqetësues prej 1.4% për katër muajt e parë të këtij viti dhe me shpenzime në rritje në sektorin publik. Sipas tij, qeveria e re duhet fillimisht të vërë nën kontroll shpenzimet dhe jo të mbështetet te borxhi i ri. Ai këmbëngul që të hiqen të ashtuquajturat automatizma – rritjet e pagave në disa sektorë (të lidhura me pagën minimale ose mesatare), sepse ato “e bëjnë buxhetin të pafuqishëm”. Karimanjski propozon optimizimin e administratës, kufizimin e strukturave të dyfishta dhe disiplinë më të rreptë fiskale. Sipas tij, buxheti për vitin 2027 duhet të jetë krejtësisht i ri dhe i lidhur me një program të qartë qeverisës dhe reforma sektoriale.

"Ne kemi nevojë për masa shumë të forta, veprime shumë të forta që nga fillimi. Kur ka pritshmëri të tilla nga shoqëria, ne duhet të përgjigjemi menjëherë. Unë nuk do të filloja me një kredi, do të filloja me masa për të kontrolluar anën e shpenzimeve. Le të përpiqemi që tavani i borxhit të jetë më i ulët", bëri thirrje Ljubomir Karimanski.

 

Lexoni më tepër: 

 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva