POLITIKË

Artikull

“Bullgaria Progresive” deklaron se nuk do ta ndryshojë politikën e jashtme

Mërkurë, 6 Maj 2026, 10:36

Petër Vitanov

Petër Vitanov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Pas fitores së “Bullgarisë Progresive” në zgjedhjet e parakohshme më 19 prill, shumë komentues, veçanërisht ata të huaj, filluan ta krahasonin Rumen Radev me udhëheqësin e dështuar hungarez Viktor Orban.

Në konsultimet me Presidenten Ilijana Jotova, kryetari i grupit parlamentar të “Bullgarisë Progresive”, Petër Vitanov, ishte kategorik se nuk do të kishte ndryshim në politikën e jashtme të Bullgarisë.

"Për 9 vjet, Rumen Radev ka pasur qëndrime shumë të qarta me të cilat po afrohen pothuajse të gjithë udhëheqësit evropianë", tha Vitanov. Ai thekson se ky mesazh është i nevojshëm për disa arsye.

Së pari, ka projekte hegjemonike në Ballkan që përdorin agresionin kundër vendeve fqinje për të devijuar dhe bllokuar integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Udhëheqësit e tyre menjëherë kapën kartën e "Orbanit bullgar".

Së dyti, në kushtet e transformimit të plotë në botë, partnerët tanë duhet të dinë se përballë qeverisë së re do të kenë një aleat të besueshëm, të parashikueshëm dhe besnik, raporton BGNES.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva