EKONOMI

Artikull

“Bullgaria Progresivе” paraqet paketë projektligjesh për kontrollin e çmimeve

Hënë, 11 Maj 2026, 17:21

“Bullgaria Progresivе” paraqet paketë projektligjesh për kontrollin e çmimeve

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Partia “Bullgaria Progresivе” depozitoi në Kuvendin Popullor dy projektligje, që synojnë kontrollin e çmimeve, frenimin e spekulimeve dhe ndalimin e marzheve të pajustifikuara. Njëri parashikon ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, ndërsa tjetri në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve. Këtë e deklaroi në një konferencë për shtyp deputeti i “Bullgaria Progresivе”, Javor Geçev, i cituar nga BTA.

Parashikohet që llojet e praktikave të padrejta në të ashtuquajturën “listë e zezë” të rriten nga 13 në 33. Do të krijohet një regjistër ku do të dokumentohet produkti përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit. Gjithashtu do të funksionojë një mekanizëm përmes të cilit mallrat me cilësi të dobët nuk do të lejohen të hyjnë në territorin bullgar, siguroi Geçev. Po ashtu, propozohet aplikimi i konceptit “çmime tepër të larta”, ku Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës do të ketë të drejtë të kërkojë justifikimin e mënyrës së formimit të çmimeve. Ndër propozimet është edhe zgjatja e Ligjit për euron me një vit pas 8 gushtit, kur ai duhet të pushojë së zbatuari, me argumentin se efektet negative të euros nuk janë konsumuar plotësisht.



Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova