Artikull
Bullgaria del në finalen e madhe të Evrovizioni 2026 me DARA
Shtunë 16 Maj 2026 17:14
Shtunë, 16 Maj 2026, 17:14
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria prezantohet këtë mbrëmje në finalen e konkursit të këngës Evrovizioni 2026 në Vjenë me këngën “Bangaranga” dhe DARA.
Pas performancës së saj të zjarrtë në gjysmëfinalen e së enjtes, DARA hyri në dhjetëshen e favoritëve të mundshëm për fitore, sipas kompanive të operatorëve të parashikimeve, njofton Televizioni Kombëtar Bullgar. Një votim i improvizuar mes gazetarëve të akredituar në Vjenë tregon gjithashtu se DARA mund të renditet në vendin e tretë, shton televizioni publik.
Këtë mbrëmje, përfaqësuesja bullgare do të këndojë me numrin 12. Një sqarim i rëndësishëm – këtë herë votimi do të nisë menjëherë pas interpretimit të parë. Mbrëmë, pas provës së përgjithshme për finalen, juria dha votat e saj, të cilat përbëjnë 50% të rezultatit të përgjithshëm. 50% e tjera do të jepen gjatë finales, sqarojnë nga Televizioni Kombëtar Bullgar.
Bullgarët që jetojnë jashtë vendit, si edhe të gjithë miqtë e huaj të Bullgaria jashtë kufijve të saj gjeografikë, mund ta mbështesin DARA përmes një mesazhi nga një telefon me operator jo bullgar ose nga një adresë interneti jashtë vendit përmes faqes esc.vote.
Redaktoi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova