Artikull
Kryeministri bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë
Martë 19 Maj 2026 09:17
Martë, 19 Maj 2026, 09:17
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Është koha e fundit për diplomaci!” Këtë е
deklaroi Kryeministri Rumen Radev në lidhje me luftën në Ukrainë gjatë një
konference për shtyp në Berlin, ku u prit nga Kancelari gjerman Friedrich Merz.
Sipas tij, negociatat nga ana evropiane duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë
e mundur, sepse lufta e konsumimit i lodh të gjithë pjesëmarrësit, por edhe të
gjitha “vendet mbështetëse”.
Kancelari gjerman u përgjigj me fjalët: “Moska duhet të kuptojë se është e nevojshme të negociojë. Evropa është gati të ulet në tryezën e bisedimeve me Ukrainën, Rusinë dhe SHBA-të. Jam mirënjohës, i dashur Rumen Radev, që Bullgaria dëshiron të bashkohet me ne në frymën e solidaritetit evropian. Fakti që Evropa ka rizbuluar ndjenjën e unitetit dhe vendosmërisë me ardhjen e qeverisë së re hungareze, na afron edhe një hap më shumë drejt paqes.”
Kryeministri Radev e vuri si çështje kyçe për Bullgarinë të ardhmen e Kornizës Shumëvjeçare Financiare të BE-së dhe nevojën për arritjen e një ekuilibri të qëndrueshëm midis politikave të sigurisë, konkurrueshmërisë dhe kohezionit.
Kryeministri bullgar informoi se me kancelarin Merz kanë diskutuar për tërheqjen dhe mbrojtjen e investimeve të huaja.
- Sofja dhe Berlini kërkojnë horizonte të reja për investime të përbashkëta
- Rumen Radev: Të gjithë do të paguajmë borxhet e qeverisë së mëparshme
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva